Zana Avdiu, analiste në emisionin “Pressing” dhe autore e emisionit feminist “Zanat”, ka kritikuar PDK-në lidhur me situatën e krijuar rreth votimit të projektligjit për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjes së presidentit.
Sipas Avdiut, nëse PDK-ja e konsideron prioritet miratimin e projektligjit për Gjykatën Speciale, atëherë duhet ta votojë presidentin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
**Postimi i plotë:**
“Nëse PDK-ja e ka prioritet mbi prioritete ligjin për Gjykatën Speciale, atëherë le ta votojë presidentin që e propozon VV-ja, pa naze, dhe le ta bëjë një marrëveshje shpejt e shpejt.
Jo njëherë ligjin, pastaj presidentin, me kalkulime e lojëra, e duke pritur që Albini të bjerë në kurth.
Albin Kurtin nuk mund ta mundim me kalkulime të tilla. Se, fundja, me këto kalkulime ju ka mundur Vetëvendosja, së paku qe 10 vjet.
Pak më origjinalë, ju lutem!”, ka shkruar Avdiu.