Deputeti Eman Rrahmani ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se protestat janë mënyra e vetme përmes së cilës, sipas tij, mund të ushtrohet presion ndaj kreut të Qeverisë.
Rrahmani është shprehur se Kurti “merr vesh veç me protesta”, ndërsa ka shtuar se kryeministri “e ka frikë sheshin”.
“Albin Kurti merr vesh veç me protesta. Sheshin e ka frikë!”, ka deklaruar Rrahmani.
Deklarata e tij vjen në kuadër të kritikave dhe përplasjeve politike mes pushtetit dhe kundërshtarëve të tij, ndërsa protestat vazhdojnë të përmenden si një nga format e presionit politik ndaj Qeverisë.