U bënë copa me njëri tjetrin ja qka ndodhi sot mes veteranve

Veteranët e UÇK-së që pak ditë më parë u përfshinë në një përplasje fizike para protestës në Prishtinë, sot janë shfaqur së bashku në një moment pajtimi.Në fotografinë e publikuar sot, veteranët shihen duke bashkuar duart, ndërsa në mesin e tyre është edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

 

Pamja tregon se përplasja e mëhershme mes tyre është lënë pas dhe se ata janë pajtuar.
Incidenti kishte tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, pasi veteranët ishin parë duke u përplasur fizikisht pak para protestës. Tensioni kishte ndodhur në mesin e përgatitjeve për protestën, ndërsa më pas situata ishte qetësuar.

Sot, megjithatë, fotografia e re tregon një tjetër pamje: të njëjtët persona shihen krah për krah, me duart e vendosura mbi njëra-tjetrën, në një moment që duket si pajtim mes tyre.