Çka po zihet? Pas takimit me Hamzen, Glauku takon edhe Lladrovcin

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se është takuar rastësisht me ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.

 

Lladrovci ka thënë se me Konjufcën nuk kanë biseduar për politikë apo poste, por për mënyrën se si mund të bëhet Kosova më mirë.

“Koha po ecë, vendnumërimi nuk i shkon për shtati Republikës tonë. Ecja duhet të shndërrohet në vrap, për të arritur nivelin që rinia jonë ta gjej lumturinë, këtu”, ka shkruar Lladrovci.

 

Sipas tij,“nuk është vonë” për ata që kanë vullnet të angazhohen për Kosovën.

“Me Glaukun, ka mundur të zgjidhet e panjohura moti, megjithatë, nuk është vonë, për ata që kanë vullnet për ta rreshtuar veten pas Kosovës”, ka shkruar Lladrovci.