Vjen reagim i ashper i Avdullah Hotit pas zhvillimeve te fundit

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti, ka reaguar pas shkarkimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, duke e kritikuar ashpër vendimin dhe duke e lidhur atë me punën e Prokurorisë në rastet e ndjeshme që janë trajtuar gjatë mandatit të tij.

 

Sipas Hotit, Isufaj ishte “një njeri i luftës për lirinë e Kosovës” dhe një zyrtar me integritet të lartë profesional, i cili, sipas tij, po largohej nga detyra në një kohë kur Prokuroria po merrej me dosje tejet të ndjeshme, përfshirë edhe hetime që preknin zyrtarë të pushtetit.

“Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit”, ka deklaruar Hoti.

 

Ai ka thënë se Isufaj ishte përballur me pushtetin përmes punës së Prokurorisë dhe se, sipas tij, shkarkimi i tij lidhej me faktin se prokurori nuk ishte i kontrollueshëm nga pushteti.

Postimi i plotë:

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz. Hetime mbi skandalet e ministrave të qeverisë Kurti. Por, “performancë e dobët”. Dhe çfarë ndodhë? Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj.

Një njeri i luftës për lirinë e Kosovës, një zyrtar i shtetit me integritet të lartë profesional sot largohet nga detyra pikërisht kur Prokuroria po merret me dosje tejet të ndjeshme.

Qeveria Kurti nuk po kërkon drejtësi të pavarur, por drejtësi që i përshtatet pushtetit.

Sepse kur prokurori bëhet problem vetëm pse nuk është i kontrollueshëm, problemi nuk është prokurori. Problemi është pushteti që kërkon kontroll mbi drejtësinë.

Kosova nuk u krijua si një shtet ku Qeveria vendos se kë duhet ta hetojë drejtësia.

Pushtetet ndryshojnë, veprimet e turpshme si ky i sotmi mbeten. Ligji vonon, por e gjen secilin.