Vije reagimi i parë nga PDK-ja pasi Qeveria miratoj Ligjin

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të dërguar në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

 

Ai tha se ky është efekt i protestës dhe do të votojë “për” , shkruan IndeksOnline.

“Do të jetë vota me peshën më të madhe të ndërgjegjes që kam dhënë gjatë katër mandateve të mia si deputet” shkroi ai.

 

Ky është postimi i plotë i tij:

Protesta e dha efektin te Qeveria! Ajo u dorëzua!

Tash, protesta duhet ta drejtojë presionin te Kuvendi dhe te secili deputet, që ligji të sillet sa më parë në Kuvend, madje qysh nesër, dhe të hidhet në votim.

Unë do të votoj PËR!

Do të jetë vota me peshën më të madhe të ndërgjegjes që kam dhënë gjatë katër mandateve të mia si deputet.

Tash përgjegjësia është te Kuvendi dhe te secili deputet!