Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Zyra e Kryeministrit tha se në këtë takim, Kurti pranoi urime nga Prattipati për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri.
Ndërsa, ZKM tha se Kurti e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe shprehu mirënjohje për “mbështetjen e madhe, të vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës së Kosovës”.
“Krahas marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve si dhe mundësive për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të tyre, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik”.