Pas diskutimeve të shumta në Shqipëri rreth një rasti që përfshiu disa personazhe të njohur dhe pamjeve intime që kanë qarkulluar në rrjet, ka reaguar edhe reperi Getinjo.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka kritikuar interesimin e madh të publikut për jetën intime të personazheve, duke thënë se shoqëria duhet t’u kushtojë më shumë vëmendje problemeve të tjera, shkruan Indeksonline.
“Mirëmëngjesi, turp! Se në çfarë niveli t’shoqërisë kemi ra. Nuk na mundon që s’kemi sistem, s’kemi spitale, s’kemi rregullsi në shumë gjëra në shtet, por na mundon se si ta gjejmë mënyrën t’i shohim njerëzit duke bërë seks ose diçka intime”, ka shkruar ai.
Getinjo e ka cilësuar këtë vëmendje si shenjë të një shoqërie të frustruar, ndërsa ka theksuar se jeta private e të tjerëve nuk duhet të jetë në qendër të vëmendjes.
“Po le të bëjnë çka të duan, ç’punë kemi ne? Tema kot, tema që fyejnë inteligjencën e shumë njerëzve”, ka vijuar reperi.
Në fund, ai u ka bërë thirrje njerëzve që të fokusohen te çështje që, sipas tij, janë shumë më të rëndësishme për shoqërinë.
“Wake up people, WAKE UP! Ka shumë gjëra në jetë që t’duhen më shumë se këto”, ka përfunduar Getinjo.