Lajm i rende na vjen nga Gjermania, ja cka iu ndodhi 2 Kosovareve

Dy shtetas të Kosovës, të moshës 58 dhe 37 vjeç, ndodhen në paraburgim në Gjermani nën dyshimin për përfshirje në dy zjarrvënie të rënda në ndërtesa banimi, njëra prej të cilave po hetohet edhe si tentativë vrasjeje.

 

Sipas Policisë së Ludwigsburgut dhe Prokurorisë së Stuttgartit, hetimet e zhvilluara gjatë muajve të fundit kanë forcuar dyshimet ndaj dy burrave për ngjarje të ndodhura në nëntor 2025 dhe mars 2026.

Rasti i parë lidhet me një zjarr që shpërtheu më 11 nëntor 2025 në një apartament në katin përdhes të një ndërtese shumëfamiljare në Brunnenstraße të Böblingenit.

Në atë kohë, një banor kishte dëgjuar një shpërthim të fortë rreth orës 19:15 dhe më pas kishte vërejtur zjarrin. Flakët u përhapën në zonën e ballkonit, ndërsa nga nxehtësia u thyen edhe xhamat e dritareve. Rreth 28 persona u detyruan të largoheshin nga ndërtesa dhe dy objekte fqinje, ndërsa dëmi ishte vlerësuar fillimisht në rreth 50 mijë euro. Askush nuk ishte lënduar.