LAJMI I FUNDIT: Egzoni shoku i Laurentit kerkon ndihme permes Instagramit FOTO

Kanë kaluar disa javë nga vdekja e Laurent Krasniqit, por për mikun e tij të afërt, Egzon Sahitin, dhimbja vazhdon të jetë e freskët.

 

Egzoni, i cili prej asaj kohe është tërhequr nga përmbajtja që zakonisht sillte në rrjetet sociale, ka thyer heshtjen duke iu përgjigjur një mesazhi të ardhur nga një ndjekës.

“Vllaqko, dhimbja është shumë e rëndë për krejt neve, po kena nevojë si popull për buzëqeshjen e juve”, i shkruante ndër të tjera ndjekësi, duke e inkurajuar që me kohë t’i rikthehet përditshmërisë.

 

Egzoni ka zgjedhur t’i përgjigjet me vetëm pak fjalë, por që tregojnë shumë për atë që po kalon.

“Dhimbja është e madhe, sepse bashkë me të mbetën në gjysmë edhe shumë ëndrra, plane e momente që duhej t’i jetonim bashkë”, ka shkruar ai.

Por ne storyn e pare Egzoni ka kerkuar ndihme per Gentritin i cili vuan nga leukemia akute, per me shume shikojeni postimin e tij meposhte: