“Ky vend e tradhtoi”: Endrit Thaçi shpërndan fjalimin e Edi Ramës nga ShBA-ja

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi e ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në New York, ka deklaruar se ish-presidenti amerikan Joe Biden e ka “tradhtuar” ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kishin bërë më shumë për katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë me gjithsej 81 vite burgim.

 

“Ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden, që e emërtoi Xhorxh Uashingtonin e Kosovës, e tradhtoi. Edhe pse gjenerali Clark dhe disa njerëz bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin”

“Kur them ‘tradhtuar’, është sepse ne, si vend i vogël, ndihemi miq me SHBA-në, me më të mëdhenjtë e më të fortët. Mund të ishte bërë më shumë, duke mos lejuar që kjo farsë të niste”, u shpreh ai.