Kryeministri Kurti paralajmëron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nëse nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi do të shkojë në zgjedhje.

 

Kurti i ka cilësuar zgjedhjet e reja si “të panevojshme”, por nuk ka dhënë një alternativë konkrete se si mund të shmanget ky skenar.

“Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Kemi Kuvend dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president ose presidente. Duhet ta kuptojmë se në Kosovë nuk ka zgjedhje presidenciale. Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar Kuvendin që s’mund të zgjedhë president?”, ka thënë Kurti.