Albin Kurti është parë në New York në shoqërinë e Marko Gjuriçit, ndërsa në Kosovë po zhvillohen protesta. Pamjet e takimit janë publikuar fillimisht nga Lirim Mehmetaj dhe më pas janë shpërndarë edhe nga Vox Kosova, duke nxitur reagime në rrjetet sociale.
Mehmetaj ka ngritur pyetje lidhur me faktin se pse takimi nuk ishte bërë fillimisht publik nga kryeministri. “E pse Albin Kurti e paska pa fsheh takimin me Marko Gjuriçin në New York? Pse more dreq s’ke njoftu që je taku edhe me Marko Gjuriçin?”, ka shkruar ai në reagimin e tij.
Më pas, Vox Kosova ka publikuar një shkrim të shoqëruar me video, duke pretenduar se takimi ishte mbajtur i fshehtë dhe se Kurti e publikoi më vonë. Pamjet nga New York-u kanë hapur diskutime të reja në rrjetet sociale lidhur me takimin mes Kurtit dhe Gjuriçit.
SHIKO VIDEON: https://www.facebook.com/share/r/1SNrQYBBd3/