“Thaçi e Veseli nuk kanë faj”, Lutfi Haziri ‘dridh’ me deklarate te fuqishme VIDEO

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Gjykata Speciale do të ishte formuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), nëse një gjë e tillë nuk do të bëhej nga vetë Kosova.

 

Haziri ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nuk kanë faj për formimin e Gjykatës Speciale, duke e paraqitur këtë si një proces që, sipas tij, do të ndodhte edhe në një formë tjetër.

“Specialja do të formohej nga OKB-ja, nëse nuk e formonte Kosova”, është shprehur Haziri, duke theksuar se çështja e formimit të kësaj gjykate duhet parë në kontekstin e zhvillimeve dhe presioneve ndërkombëtare të asaj kohe.