Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar futbollistët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët për fitoren ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kurti ka vlerësuar paraqitjen e Kosovës, duke thënë se me pak më shumë fat në fluturimin e topit, rezultati mund të kishte qenë shumë më i thellë.
“Pak më shumë fat në fluturimin e topit, dhe rezultati do të ishte 5:1 në vend se 1:0. Urime futbollistëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve për fitoren në këtë ndeshje të rëndësishme me Irlandën! Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti.