Jo 27 dhjetori, po kjo është data e zgjedhjeve nëse s’ka president deri me 6 tetor

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, veç edhe dy javë kohë për të zgjedhur presidentin ose në zgjedhje të jashtëzakonshme

Afati gjashtëdhjetë ditor për zgjedhjen e presidentit/es të ri ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor.

 

Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i sapopublikuar për çështjen e Kuvendin të Kosovës, kushtetuetshmërinë e së cilës e kishte sfiduar PDK-ja.

Përkatësisht, nëse më 6 tetor nuk zgjidhet presidenti, Kuvendi shpërbëhet automatikisht dhe shkohet në zgjedhje të jashtëzakomnshme.

Vendimi:

 

VI. TË KONSTATOJË që afati gjashtëdhjetë (60) ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, sipas nënparagrafit 3, paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026;

Pra nëse deri me 6 tetor nuk zgjedhet Presidenti, vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve dhe data e tyre do të ishte më së largu me 15 nëntor.