Pjetër Shala, i dënuar nga Gjykata Speciale, shkalla e dytë, me 13 vjet burgim – është ankuar në Gjykatën Kushtetuese e cila funksionon si njësi përbrenda Dhomave të Specializuara. Shala pretendon se janë shkelur të drejtat e tij për gjykim të drejtë. Ankesa ka të bëjë me argumentimin e mbrojtjes se urdhri për dëmshpërbilimin e viktimave prej 208 mijë eurosh, u dha para se “vendimi për dënimin e tij të kishte marrë formën e prerë”.
“Mbrojtja ishte e detyruar të paraqiste njoftimin e Apelit kundër urdhrit për dëmshpërblim deri më 29 janar 2025, ndërsa aktgjykimi i Apelit për themelin e çështjes u nxor vetëm më 14 korrik 2025 – disa muaj pas skadimit të afatit për njoftimin e Apelit dhe për parashtresën e Apelit të mbrojtjes kundër urdhrit për dëmshpërblim, e cila duhej të dorëzohej më 14 mars 2025”, thuhet në ankesën e Shalës.
DOKUMENT: