Nasim Haradinaj tregon se çka po e frikëson nga protestat

Nasim Haradinaj, në një prononcim për Kanal 10 LIVE, ka folur për gjendjen pas protestave dhe reagimet e qytetarëve ndaj zhvillimeve të fundit.

 

Haradinaj ka thënë se, bazuar në përvojën e tij që nga viti 1981, qetësia e një mase protestuese nuk duhet domosdoshmërisht të kuptohet si përfundim i reagimit.

Sipas tij, ekziston mundësia që qetësia aktuale të jetë një fazë e mbledhjes së forcave dhe që pakënaqësia të shndërrohet në një revoltë më të madhe nëse institucionet dhe politikanët nuk arrijnë të japin përgjigje për kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve.

 

“Me përvojën time prej ’81-ta, sa herë masa u duk se po qetësohej, ajo mblidhej për revoltë”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka ngritur shqetësimin se, nëse politikanët nuk do të jenë në gjendje të japin përgjigje konkrete, situata mund të marrë një drejtim tjetër dhe të pasojë një reagim më i madh qytetar.

Deklaratat e Haradinajt vijnë në kuadër të reagimeve pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK.