Gani Geci i reagon ashpër qytetarit pas thirrjes për “leqitjen” e familjes Geci

Ish-deputeti dhe veprimtari i LDK-së, Gani Geci, ka reaguar ashpër ndaj një qytetari i cili, përmes një komenti, ka bërë thirrje për “leqitjen” e familjes Geci, raporton Gazeta Minuti.

 

Në reagimin e tij, Geci ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj personit në fjalë, duke e akuzuar për përhapje të të pavërtetave dhe duke paralajmëruar se, sipas tij, ai do të detyrohet t’i kërkojë falje.

“Besoj që shpejt ki me ardhë me më kërku falje për të pavërtetat”, ka shkruar Geci.

Geci po ashtu ka drejtuar kritika ndaj deputetëve të PDK-së që kanë votuar për themelimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se ata duhet të jenë pjesë e protestave, shkruan Gazeta Minuti.

Reagimi vjen pas debatit të madh publik në Kosovë lidhur me Gjykatën Speciale dhe zhvillimet e fundit në Hagë.