Protesta po vazhdon edhe në dalje të Prishtinës, pas marshimit të qytetarëve në shenjë kundërshtimi ndaj dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në rrugë, ndërsa situata po përcillet nga afër.
Ndërkohë, në këtë zonë është vërejtur shtim i forcave policore. Njësitë e Policisë së Kosovës janë pozicionuar në terren, duke monitoruar lëvizjen e protestuesve dhe qarkullimin në rrugë.
Protesta vjen pas marshimeve që gjatë mbrëmjes u zhvilluan edhe në drejtim të zyrave të EULEX-it në Prishtinë. Pamjet nga vendi tregojnë qytetarë të mbledhur në rrugë dhe prani të shtuar policore, ndërsa protesta po vazhdon.