Rudina Jasini, ish-avokate e Rexhep Selimit në hagë, ka ndarë në emisionin “Now” në Euronews Albania detaje nga procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Jasini tha se pala mbrojtëse është përballur me një proces të vështirë, ndërsa ngriti pretendime mbi mënyrën e zhvillimit të gjykimit dhe administrimit të provave.
Sipas saj, në disa raste gjyqtarët kanë bërë pyetje përtej atyre të parashtruara nga prokuroria, ndërsa një pjesë e dokumenteve të përdorura në proces, sipas saj, janë dorëzuar nga Serbia.
“Si mundet që gjyqtarët të bënin pyetje që kapërcenin pyetjet e prokurorisë, në kërkim të asaj që është e vërtetë? Gjyqtari gjerman nuk ka qenë as gjyqtar në Gjermani, por ish-prokuror. Është absurde të bësh pyetje përtej asaj që kërkon prokuroria”, deklaroi Jasini.
Ajo tha gjithashtu se mbrojtja është përballur me një numër të madh juristësh nga pala e akuzës dhe se, sipas saj, mënyra e paraqitjes së çështjes nga prokuroria ka krijuar konfuzion. Ja dhe video: