Endrit Thaçi është parë i emocionuar dhe me lot ne sy teksa ka parë numrin e madh të qytetarëve të mbledhur në protestë, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Në pamjet e publikuara, ai shihet duke përcjellë nga afër turmën e protestuesve, të cilët kanë dalë në shesh për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Numri i madh i pjesëmarrësve dhe atmosfera e krijuar në shesh kanë sjellë momente të forta emocionale, ndërsa Endrit Thaçi nuk i ka fshehur emocionet teksa ka parë mbështetjen e qytetarëve.