Për herë të parë pas rrahjes së Edit, reagon më në fund Jozi, jep lajmin që askush nuk e priste

Disa ditë pasi Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në lidhje me rastin ku përmendet Edi Kuçi, Jozi ka reaguar për herë të parë publikisht, duke zgjedhur rrjetet sociale për të komunikuar me ndjekësit e tij.

 

Artisti ka thyer heshtjen përmes një postimi të publikuar në “Instastory”, ku shfaqet në një ambient të qetë, pranë një oxhaku, teksa lexon një libër.

Fotografia shoqërohet me një mesazh të shkurtër, por domethënës, përmes të cilit Jozi falënderon të gjithë ata që janë interesuar për gjendjen e tij dhe i kanë qëndruar pranë gjatë ditëve të fundit.

 

“Duke e marrë veten! Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen. Projekti i ri së shpejti. Ju dua”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Me këtë reagim, Jozi duket se ka dashur t’u përcjellë ndjekësve një mesazh qetësie, duke lënë të kuptohet se po përpiqet ta kalojë këtë periudhë dhe të fokusohet te jeta dhe aktiviteti i tij artistik.

Në vend që të komentojë drejtpërdrejt çështjen ligjore apo rrethanat që çuan në vendosjen e masës së sigurisë, ai ka zgjedhur të flasë përmes një fotografie dhe një mesazhi pozitiv.

Vëmendje ka tërhequr edhe detaji se krahas fotografisë ai ka vendosur këngën “Së shpejti”, duke e shoqëruar kështu mesazhin me një paralajmërim për një projekt të ri muzikor.

Përmes këtij veprimi, artisti ka lënë të kuptohet se, pavarësisht situatës me të cilën po përballet aktualisht, ai synon të rikthehet në muzikë dhe të vazhdojë aktivitetin e tij artistik.