Reagimi i Thaçit derisa prokurorët po flisnin “broçkulla” për të

Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale për rastin e dytë ku akuzohet ish-presidenti Hashim Thaçi për ndërhyrje në drejtësi.

 

Në sallën e gjyqit ndodhet vetëm ish-presidenti Thaçi, derisa Hajredin Kuçi, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë të kyçur përmes video-lidhjeve.

Në seancë do të jepen deklarimet përmbyllëse. Prokuroria Speciale do të flasë e para, pastaj mbrojtja e Hashim Thaçit dhe me radhë.

E derisa prokurorët flisnin, Thaçi qeshte me “broçkullat” e prokurorëve.