Deputetja e Lidhjes Demokratike te Kosoves, Jehona Lushaku ka konfirmuar se grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike te Kosoves do te marr pjese ne vazhdimin e seances konstituive te Kuvendit te Kosovës.
“Vendosëm si grup të marrim pjesë në seancë dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit, meqë Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj, prandaj kemi bërë thirrje që të konstituohet Kuvendi sa më parë të jetë e mundshme dhe institucioneve t’u kthehet funksionaliteti i tyre, prandaj vendosëm të marrim pjesë në seancë dhe të japim kontributin tonë për t’i dhënë institucione Kosovës”, deklaroi ajo.
Lushaku këto deklarata i ka bërë pas përfundimit të mbledhjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur sot në selinë e partisë. Deputetët e LDK-së pritet të diskutojnë për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet të mërkurën.