Oj Atifete bre… Ish presidentja ia merr vemendjen nuses me veshjen dje ne dasem

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj.

Në pamjet e publikuara sonte nga një dasmë, ajo shfaqet në top-formë, e veshur me një fustan të kuq elegant që vinte në pah linjat e saj.

Flokët e stilizuara me valë, grimi glam dhe bizhuteritë diskrete e kompletuan dukjen e kuruar deri në detaje. Për grimin dhe flokët e ish-presidentes është përkujdesur grimieri Meriton Bajrami, i cili publikoi fotografinë me përshkrimin: “Glamour në çdo detaj”.

 

Edhe gjatë viteve të fundit, paraqitjet publike të Jahjagës kanë marrë vazhdimisht vëmendje, duke e kthyer stilin e saj në temë të mediave dhe rrjeteve sociale.