Shokon gazetari Buzhala – Ja çfarë është duke ndodhur 9 ditë par vendimit final të Gjykatës Speciale

Gazetari Berat Buzhala ka ngritur shqetësime lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë, duke pretenduar se segmente të caktuara të misioneve ndërkombëtare kanë nisur të largohen nga vendi në ditët e fundit.

 

Sipas Buzhalës, në Kosovë është duke qëndruar vetëm pjesa që konsiderohet esenciale e stafit të këtyre misioneve.

Ai e lidh këtë zhvillim me mundësinë e rritjes së tensioneve pas vendimit që pritet të merret më 16 shtator, duke ngritur pikëpyetje nëse masat e ndërmarra nga misionet ndërkombëtare janë pjesë e një protokolli të zakonshëm të sigurisë apo nëse lidhen me informacione që mund të kenë të bëjnë me vendimin e pritshëm.

 

“Unë veç po shpresoj që marrja e këtyne masave prej këtyne misioneve është protokoll normal e jo informatë për vendimin e 16 shtatorit”, ka shkruar Buzhala.

Në postimin e tij, ai shpreh shqetësimin se situata mund të bëhet e ndjeshme nëse vendimi i Tribunalit Special ndikon në perceptimin publik dhe politik lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Problem ka me qenë me pas qetësi në Kosovë, nëse gjyqtarët kanë me vendosë për luftën e UÇK-së me prova të Serbisë”, është shprehur Buzhala.

Megjithatë, deri më tani këto janë pretendime dhe shqetësime të ngritura nga Berat Buzhala dhe nuk përbëjnë konfirmim zyrtar se misionet ndërkombëtare janë larguar për shkak të ndonjë informacioni lidhur me vendimin e 16 shtatorit.

🔴 16 SHTATORI PRITET ME VËMENDJE TË MADHE – A DO TË SJELLË VENDIMI I TRIBUNALIT TË POSAÇËM TENSIONE TË REJA NË KOSOVË?