ARRESTIM I PAZAKONTË!” Kapet në tualet nga policia këngëtari Jozefin Marku, pas sherrit bujshëm me ish-banorin e Big Brother!

Policia e Tiranës ka arrestuar këngëtarin Jozefin Marku pas publikimit të një videoje virale në TikTok, ku ai shfaqet me ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova”, Eduart Kuçin, dhe një grup të rinjsh. Sipas policisë, pas një përplasjeje mes tyre, Marku ka ushtruar dhunë ndaj Kuçit. Ngjarja dyshohet se ka nisur pas një fyerjeje që Kuçi i kiste bërë Markut, ku konflikti verbal më pas ka me precipituar në dhunë fizike.

 

Gjatë momentit të arrestimit, 30-vjeçari Jozefin Marku po qëndronte i fshehur në tualetin e banesës së Kristjan Nikollit, 31 vjeç, i cili u arrestua gjithashtu. Gjatë kontrollit të banesës së Nikollit, policia sekuestroi një sasi municioni, si dhe një automjet të tipit “Land Rover”, që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për të dokumentuar plotësisht rrethanat e konfliktit.

 

Ndërkohë, policia po punon për kapjen e dy personave të tjerë, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me Markun dhe aktualisht janë shpallur në kërkim. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë bërë pjesë e hetimit, ndërsa materialet procedurale do t’i nënshtrohen vijimit të procedurave ligjore nga organet kompetente.