Lajmi i Fundit: Vendosi Aleanca

Aleanca ka thirrur për nesër (25.08.2026) mbledhjen e kryesisë së partisë.Gjithashtu, sipas një njoftimi për media, pas mbledhjes, kryetari i saj, Ardian Gjini, do të mbajë edhe një konferencë për media.“Ju njoftojmë se nesër, me fillim në orën 18:00, Aleanca mban mbledhjen e Kryesisë. Ndërsa, në orën 18:45, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë konferencë për media në selinë e Aleancës”- thuhet në njoftim.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit është hapi i parë për konstituimin e Kuvendit dhe më pas të institucioneve të tjera, Zgjedhjen e qeverisë dhe të Presidentit (shih interpretimet e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës).Lëvizja Vetëvendosje po insiston që nuk ka nevojë që të thirret sërish seanca konstituive, në mungesë të një marrëveshje politike për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës (shih qëndrimet e LVV duke klikuar këtu dhe këtu).Ndërsa Aleanca dhe Partia Demokratike e Kosovës po kërkojnë që Vetëvendosja të thirrë seancën dhe të konstituojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës pasi për të bërë një gjë të tillë i kanë votat e mjaftueshme.