Deputeti i Aleancës Bekë Berisha, ka reaguar pas arrestimit të Skender Llugiqit, i cili sot gjatë një vizite në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duhet të pushkatohet.
Ai ka dal me detaje të reja rreth Llugiqit.
“Ky njeri është i afërt me Tefik Llugiqin, një UDB-ash dhe funksionar të viteve ’80”, ka shkruar Berisha.