Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u ka dërguar një mesazh të brendshëm strukturave të partisë, duke i ftuar në një takim të përbashkët që do të mbahet nesër, në orën 14:00, në selinë qendrore të LDK-së.
Përmes mesazhit, Abdixhiku u ka kërkuar zyrtarëve dhe anëtarëve të partisë që debatet dhe qëndrimet politike të diskutohen fillimisht brenda organeve të LDK-së, duke ruajtur unitetin dhe disiplinën partiake në një periudhë të ndjeshme politike
Ju ftoj për takim të përbashkët, nesër, në ora 14:00, në Selinë e LDK-së. Ju lus, po ashtu, që qëndrimet dhe diskutimet t’i mbajmë brenda organeve të partisë, duke respektuar rendin dhe përgjegjësinë tonë partiake”, thuhet në mesazhin e Abdixhikut.
Kreu i LDK-së ka theksuar se zhvillimet e fundit politike kërkojnë një qasje të koordinuar dhe një qëndrim unik të partisë, duke nënvizuar se vendimet duhet të merren vetëm pas diskutimeve të brendshme dhe arritjes së një konsensusi.
“Në këto kohë të rëndësishme për vendin, është e domosdoshme që LDK të flasë me një zë; pasi t’i ketë diskutuar çështjet, peshuar me kujdes dhe dakorduar plotësisht qëndrimet e saj”, ka shkruar Abdixhiku.
Në fund të mesazhit, ai u ka bërë thirrje bashkëpartiakëve që në mbledhjen e nesërme të zhvillojnë një diskutim të hapur për situatën politike dhe të përcaktojnë së bashku hapat e ardhshëm të LDK-së.
“Nesër takohemi, diskutojmë hapur dhe përcaktojmë së bashku rrugën përpara. Shihemi, Lumiri”, përfundon mesazhi.
Thirrja e Abdixhikut vjen në një moment të tensionuar politik, kur vendi vazhdon të përballet me ngërçin për konstituimin e Kuvendit dhe mosformimin e institucioneve të reja. Në orët e fundit janë shtuar reagimet dhe qëndrimet e partive politike lidhur me krizën institucionale, ndërsa LDK pritet të përcaktojë në mbledhjen e