E gjen burrin me një grua tjetër në apartament, gruaja nuk përmbahet – plas sherri (VIDEO)

Një skenë e pazakontë e ndodhur në Indi është bërë virale në rrjetet sociale, pasi një grua shkoi të kërkonte bashkëshortin me të cilin ishte në proces gjyqësor dhe e gjeti në një apartament me një tjetër grua.

 

Sipas policisë, çifti jetonte i ndarë dhe kishte një seancë gjyqësore të planifikuar për 7 gusht. Burri nuk u paraqit në seancë, gjë që bëri që bashkëshortja të shkonte ta kërkonte.

Kur mbërriti në apartament, ajo e gjeti atë në shoqërinë e një gruaje tjetër. Mes dy grave nisi fillimisht një debat verbal, i cili më pas u përshkallëzua në një përleshje fizike.

 

Zhurma tërhoqi vëmendjen e banorëve të zonës, të cilët u mblodhën pranë apartamentit, ndërsa pamjet e incidentit përfunduan edhe në rrjetet sociale.

Pas përplasjes, palët iu drejtuan policisë për të sqaruar situatën.

Gjatë marrjes në pyetje, autoritetet mësuan se gruaja që ndodhej në apartament ishte, sipas versionit të dhënë në polici, një mike e burrit. Ajo po përgatitej të largohej nga banesa dhe e kishte telefonuar atë për ta ndihmuar me transportimin e sendeve.

Bashkëshortja e kishte interpretuar ndryshe situatën, çka dyshohet se çoi në përplasjen mes dy grave.

Pas ndërhyrjes së policisë, situata u qetësua dhe raportohet se në fund asnjëra prej palëve nuk paraqiti kallëzim zyrtar.