Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, sot shkaktoi tensione në Kuvendin e Kosovës, pasi hodhi vezë në drejtim të Albin Kurtit gjatë seancës konstituive. Incidenti ndodhi pasi Kurti kërkoi kohë shtesë për të zhvilluar bisedime me partitë e tjera rreth propozimit për kryetar të Kuvendit.
Pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht në media, ndërsa ngjarja tërhoqi vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Pas veprimit të saj, seanca e Kuvendit u ndërpre, duke rritur edhe më tej tensionet në sallë.
Por një tjetër video po tërheq vëmendjen në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara shihet Kadrijaj menjëherë pas incidentit, duke qeshur dhe duke biseduar me kolegët e saj në Kuvend.