Pal Lekaj “godet” deputetët e opozitës: Kjo nuk është opozitë, kjo është vajtim për pushtetin e dikujt tjetër

Pal Lekaj, ka kritikuar disa deputetë të opozitës, duke thënë se ata po duken më të shqetësuar për mosformimin e institucioneve nga Albin Kurti sesa vetë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Sipas Lekajt, kjo qasje nuk përfaqëson opozitën, por, siç u shpreh ai, “është vajtim për pushtetin e dikujt tjetër”.

Postimi i tij:

 

Sot, disa deputetë të opozitës po duken më të shqetësuar pse Albin Kurti nuk po i formon institucionet, sesa vetë deputetët e VV-së.

Kjo nuk është opozitë. Kjo është vajtim për pushtetin e dikujt tjetër.

Bllokadën e ka krijuar Albin Kurti dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi për të. Detyra e opozitës është ta denoncojë këtë papërgjegjësi, jo të sillet sikur po i qan hallin pushtetit.