Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka emocionuar ndjekësit me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale, ku ka ndarë një moment të ëmbël familjar me djalin e saj.
Artistja publikoi një fotografi të vogëlushit, duke treguar edhe një herë se familja mbetet prioriteti më i madh në jetën e saj.
Krahas imazhit, Dafina shkroi në anglisht: “This is what u get home to! What matters the most in life.”, që në shqip përkthehet: “Kjo është ajo që të pret kur kthehesh në shtëpi! Ajo që ka më shumë rëndësi në jetë.”
Postimi u prit me shumë dashuri nga fansat, të cilët e përgëzuan këngëtaren për momentin e ngrohtë dhe mesazhin prekës që zgjodhi të ndajë me ndjekësit. Komentet pozitive dhe urimet nuk munguan, ndërsa shumë prej tyre e cilësuan fotografinë si një nga postimet më të bukura të saj.

Kujtojmë se Dafina po jeton një nga periudhat më të lumtura të jetës së saj, pasi është në pritje të fëmijës së dytë. Këngëtarja ka ndarë herë pas here me publikun momente nga jeta familjare, duke treguar se roli i nënës i sjell lumturinë më të madhe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE