Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Behrami tha se Kurti gjatë periudhës së luftës ishte kundër saj dhe promovonte dialogun, ndërsa sipas tij, sot në kohë paqeje përdor retorikë lufte.
“Kur ishte koha për luftë kundër Serbisë, Albin Kurti kërkonte paqe e dialog. Zotohej se kurrë nuk do ta kapte armën në dorë.
Pacifist i përbetuar!
Tani, në paqe, të cilën ia sollën të tjerët, e ka përplot gojën luftë.
Pulë në luftë, skifter në paqe!
Njeri i ligë”, deklaroi Behrami./GazetaVip.com