E papritur! Selin shtatzënë? Ja detaji që po çmend rrjetin (FOTO)

Selin Bollati ka qenë një nga emrat më të komentuar gjatë ditës së sotme, pasi një fotografi e saj ka nxitur aludime të shumta në rrjetet sociale.

 

Gjithçka nisi nga një foto e publikuar nga vetë fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” në InstaStory, ku ajo shfaqej pranë familjes së partnerit të saj, DJ Gimbo. Megjithatë, pak më vonë në rrjet nisi të qarkullojë një version i manipuluar i së njëjtës fotografi.

Në imazhin e modifikuar, Selin shihet me duart mbi bark dhe me barkun e rrumbullakosur, duke bërë që shumë ndjekës të spekulojnë se ajo është në pritje të ëmbël.

 

Por e vërteta është krejt ndryshe.

Fotoja që po shpërndahet nuk është origjinale. Ajo është manipuluar për të krijuar aludime dhe për të tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Në fotografinë autentike, të publikuar nga vetë Selin, ajo nuk shfaqet me bark të rrumbullakosur dhe as me duart të vendosura mbi bark, siç pretendohet në versionin e manipuluar.

Ky rast është një tjetër shembull i mënyrës se si inteligjenca artificiale dhe programet e editimit të imazheve po përdoren gjithnjë e më shpesh për të krijuar përmbajtje të rreme, duke nxitur spekulime dhe dezinformim rreth personazheve publikë.