Deputetja e LDK-së “godet” Abdixhikun, nxjerrë këtë dokument

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga neni 70 i Kushtetutës së Kosovës, i cili rregullon mandatin e deputetëve.

 

Në postimin e saj, Ymeri ka shkruar: “KOSOVA 🇽🇰 Djep i Demokracisë ❤️”, ndërsa ka shpërndarë tekstin e nenit që thekson se deputetët janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues, si dhe se mandati i deputetit fillon në ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Ky reagim i saj vije pasi Kuvendi i LDK-së, pasi Abdixhiku u konfirmua kryetar, ka nxjerrë disa vendime përmes së cilave obligon Grupin Parlamentar për të respektuar vendimet e partisë.