Kush eshte Edi Versace, i forti i Prizrenit?

Edmond Berisha, i njohur me nofkën “Edi Versace”, është arrestuar mbrëmë në Prizren pas një rrahjeje në qytet, ndërsa dyshohet se pas shoqërimit në stacion policor ka kërcënuar zyrtarët policorë.

 

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur rreth orës 01:40 në “HIB” në Prizren, ku Berisha dyshohet se është përfshirë në një përleshje fizike.

Pas arrestimit dhe dërgimit në stacionin policor, ai dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë, për çka është iniciuar procedurë e mëtejshme.

Ndërkohë, Sinjali ka mësuar se Edmond Berisha, i njohur si “Edi Versace”, është emër i njohur për organet e rendit.

Sipas informacioneve të Sinjalit, Berisha është recidivist i veprave të ndryshme penale, përfshirë armëmbajtje pa leje, posedim të narkotikëve, vjedhje dhe raste të tjera të kësaj natyre.

Në një video të publikuar nga Sinjali më 31 maj 2024, Berisha shihet duke lëvizur një armë nga një vend në tjetrin, me qëllim të ekspozimit të saj.