Zbulohet emri i parë që mund të jetë kryetar i ri i LDK-së

Në LDK kanë nisur debate se kush mund ta zëvendësoj Lumir Abdixhikun. Debatet kanë nisur pasi që kreu i kësaj partie nisi bisedimet me VV për formimin e Qeverisë.

 

Nga kjo parti kanë përmendur nënkryetarin Lutfi Hazirit si një figurë që, sipas tyre, mund ta udhëheqë LDK-në në periudhën aktuale dhe të bashkojë strukturat e fragmentuara të partisë.

“Në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka njerëz që do ta drejtonin partinë, që do të mund t’i bashkonin të gjitha strukturat dhe grupat që, për fat të keq, ka fragmentizim dhe të punohet si ekip…5:34 Në rrethanat çfarë jemi aktualisht, unë mendoj se Lutfi Haziri do të ishte një person i duhur për ta drejtuar LDK-në, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme dhe pastaj të jetë gara e hapur”, theksoi edhe Shqipe Pantina nga LDK.