Ndërron jetë 3 vjeçari, Policia nis hetimet

Policia ka njoftuar sot se një person është sjellë pa shenja jete në Qendrën Emergjente të Ferizajt nga Qendra Emergjente e Shtimes, rreth orës 21:00.

 

Gazeta Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për një fëmijë të moshës afro 3 vjeç.

Prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.