Lajm tragjik, vdes 19 vjeqari ne magjistralen Prishtinë-Pejë

Një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se rasti po trajtohet aktualisht si vetaksident, megjithatë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë për detaje më të hollësishme.