Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në Liqenin e Batllavës, ku një person dyshohet se është mbytur në ujë.
Siç mëson Sinjali nga burimet e veta, viktima dyshohet të jetë shtetas i huaj, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të rastit.
Pas raportimit për personin e zhdukur në ujë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe personat përgjegjës për ndërhyrje në raste të tilla.