Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar 30 ditë paraburgim Arjeta Roshajt, e dyshuar për vrasjen e F.H.
Sipas raportimit të Klan Kosovës, Roshaj kishte qenë e martuar edhe më herët me një shtetas arab, para se të njihej me F.H.
Në dëshminë e saj para hetuesve, ajo ka deklaruar se para ngjarjes kishte marrë kërcënime përmes Snapchat-it dhe se viktima kishte shkuar në banesën e saj, ku e kishte sulmuar fizikisht.
Sipas vendimit të gjykatës, gjatë përleshjes F.H. mbante armën në dorë, ndërsa Roshaj ka deklaruar se arriti t’ia merrte për të mbrojtur veten dhe familjen.