Ngjarje e rende ne rrugen Mitrovicë-Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ku si pasojë e tij, tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin, për Gazetën Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 14:30 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Doberllukë. Në aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje, ndërsa si pasojë e përplasjes tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Zaiti.