Nafi Çegrani: Ky person e vrau Jusuf Gërvallë. Ja faktet që i pash

Nafi Çegrani, ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste në emisionin “Kojshia Show”, ku ka pretenduar se disponon fakte lidhur me vrasjen e veprimtarit Jusuf Gërvalla.

Gjatë bisedës, ai ka përmendur me emër personin që, sipas pretendimeve të tij, qëndron pas atentatit, duke thënë se këto përfundime i ka nxjerrë nga informacionet që, sipas tij, i ka parë vetë.

Deklaratat e Çegranit kanë ngjallur reagime dhe debat, pasi bëhet fjalë për një nga ngjarjet më të ndjeshme në historinë shqiptare.