“Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK”, Rron Gjinovci – Nait Hasanit: Veç shpinë tonde munesh me kallë

Deklarata e ish-deputetit të PDK-së dhe ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, se “Kosova do të digjet” në rast se ish-krerët e UÇK-së dënohen nga Gjykata Speciale në Hagë, ka nxitur reagime në opinionin publik.

 

Hasani, duke folur për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, tha se pasojat e një vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të ishin të mëdha për Kosovën.

“Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK-së”, deklaroi ai.

 

Pas kësaj deklarate reagoi analisti Rron Gjinovci, i cili e kritikoi ashpër Hasanin për gjuhën e përdorur.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjinovci shkroi:

“Pos shpinë tonde private munësh me kallë, Kosovën me sy shtremt s’guxon me kqyrë.”