Këngëtari Labinot Tahiri (Labi) i është drejtuar me një mesazh publik kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke i kërkuar që të angazhohet për kthimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë. Ai tha se askush nuk qëndron përgjithmonë në pushtet dhe se kjo çështje kërkon më shumë angazhim institucional.
“Nuk do të jesh përjetë kryeministër, dil kërkoje kthimin e Thaçit në Kosovë”, është shprehur Labi në reagimin e tij publik. Deklarata e tij ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë ndarë qëndrime të ndryshme lidhur me këtë kërkesë.