“Game over” – Vije fundi i Abdixhikut në krye të LDK-së

Deputeti i zgjedhur  i LDK-së, Armend Zemaj, ka konfirmuar për Gazetën Express se kanë dorëzuar nënshkrimet e grumbulluara për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

 

Nënshkrimet janë dorëzuar në Sekretariatin e LDK-së në pajtim me Statutin e partisë.

“Po, mund të konfirmoj se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në pajtim me dispozitat e Statutit të LDK-së”, ka thënë Zemaj për Express.

 

Sipas informatave të dhëna nga zyrtarë të LDK’së, për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm janë grumbulluar mbi 160 nënshkrime.

Sekretari i LDK’së, Ilir Ferati, dje ka deklaruar se në momentin që dorëzohen, do t’i trajtojnë me seriozitetin më të madh.