Rrugëtimi i Klodian Mihajt në “Big Brother VIP Kosova 4” ka përfunduar, por jehona e ngjarjeve që pasuan jashtë shtëpisë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Menjëherë pas daljes nga formati, Klodi dhe partnerja e tij e deriatëhershme, Alice Maselli, i dhanë fund lidhjes së tyre. Gjatë qëndrimit në shtëpi, marrëdhënia që ai kishte jashtë u pa shpesh si një faktor që ndikonte në afrimin e tij me Elijonën.
Pas përfundimit të spektaklit dhe ndarjes nga Alice, Klodi dhe Elijona kanë vendosur ta vazhdojnë njohjen e tyre edhe jashtë kamerave, duke e bërë publike lidhjen si çift.
Ky zhvillim ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdorues të ndryshëm kanë përfshirë edhe ish-partneren e Klodianit. Së fundmi, Alice ka marrë komente dhe mesazhe në TikTok, ku i është dërguar edhe fotografia e Klodit duke u puthur me Elijonën.
Pas fluksit të vazhdueshëm të komenteve, Alice vendosi të reagojë publikisht, duke kërkuar që situata të mos vazhdojë më.
“Djema, sinqerisht jeni bërë të padurueshëm. Keni zero respekt, shkoni dhe komentoni në TikTok-et e tyre dhe jo në të miat. Unë kam ecur përpara, faleminderit,” ka shkruar ajo.
Reagimi i saj është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, ndërsa historia mes ish-çiftit vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut edhe pas mbylljes së spektaklit.